MENU
klinika

'Kelvi nuk më falenderoi'

“Askush nuk na zëvendësoi”, Dajana ka dy fjalë për të thënë!

07.08.2019 - 14:07

Dy ditë më parë, Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu njoftuan se kishin bërë marrëveshje me “Ora News”, për të qenë dy moderatorët e rinj të emisionit të mëngjesit.

U tha se Kelvi dhe Arjola do të zëvendësonin Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në emisionin “Ditë e re”.

Mirëpo, Dajana Shabani ka reaguar nëpërmjet një statusi të gjatë në Instagram, duke rrëfyer se askush nuk e kishte zëvendësuar por gjithçka kishte ndodhur si pasojë e vendimit të saj për t’u larguar nga Shqipëria.

“Vendimi IM per largimin nga emisioni,(per jashte Shqiperie),”shkriu” te gjithe grupin e emisionit Dite e Re! Duke falenderuar pafund Besmir Metanin dhe Hermes Nikajn qe ishin me mua ne keto 2 sezone, e ndjeva te domosdoshem kete sqarim, per shkak te portaleve dhe komenteve se u “zevendesuam ” Kam shkuar ne opera 11 vjec, libri i pare filozofik “Keshtu foli Zarathustra” eshte lexuar kur une kam qene vetem 14 vjec,kam qene nje nxenese shume e mire, kam udhetuar me 40 vende etj etj, por keto nuk i interesojne fare Rukies nga Kamza, Benit nga Lapraka, dhe as atij ne zyre ne qender te Tiranes, sepse ne zgjodhem te vinim origjinal, duke prekur realitetin shqiptar, e duke e percjelle ate me te qeshura pafund! Kete e vendosem ne! ASKUSH NUK NA KA ZEVENDESUAR, dhe mendoj se kam bere nje pune te mire duke u bere “ure lidhese” edhe per Kelvi Kadillin (meqe nuk me falenderoi, po e falenderoj veten) Jeni shumeeee te mire te gjitheeee Flm per SMS e pafundme”- ka shkruar Dajana.

Gjithashtu, në një tjetër postim në Instastory, moderatorja ka treguar se po bën gati valixhet për t’u nisur në një tjetër aventurë, por ende nuk e ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.