MENU
klinika

“Libri i grave të guximshme”

Hillary Clinton dhe Chelsea Clinton bashkautore

07.08.2019 - 13:56

        Hillary Clinton dhe e bija, Chelsea Clinton, janë bërë bashkë për botimin e “Libri i grave të guximshme”, një libër për nder të gruas, që sjell në fokus jetën e shumë grave të susksesshme, duke nisur nga shkencëtarja Marie Curie, deri tek aktivistja për klimën, Greta Thunberg.

 

 

 

 

Shtëpia botuese “Simon & Schuster”, ka njoftuar se libri do të publikohet më 1 tetor. Kjo është hera e parë që ish-Sekretarja amerikane e Shtetit dhe kandidatja presidenciale, ka shkruar një libër me vajzën, ndonëse secila prej tyre ka shkuar edhe më parë.

 

 

 

 

“Libri i grave të guximshme” përfshin portrete të më shumë se 100 grave, duke përfshirë kandidaten për presidente, Shirley Chisholm, aktivisten saudite, Manal al-Sharif, si dhe autoren e emisionit televiziv, Ellen DeGeneres.

 

 

 

 

“Për ne, të gjitha janë gra të guximshme, lidere që kanë kurajo për të bërë pyetje të vështira dhe që ia dalin”, – ka thënë Hillary Clinton, përmes një deklarate. “Ky libër është vazhdimësi e një bisede mes meje dhe sime bije, kur ajo ka qenë vajzë e vogël dhe fakti se përfshijmë edhe të tjera, na bën të ndihemi të lumtura”.

 

 

 

Chelsea, ndërkohë, është shprehur se, gratë e përfshira në libër “janë tejet optimiste – pikërisht puna dhe jeta e tyre, do të bëjë ndryshimin në botë”.

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024