MENU
klinika

Ja risitë fantastike

Konfirmohet nga Samsung/ Note 10 vjen në dy madhësi

07.08.2019 - 16:20

Samsung do të prezantojë nesër Galaxy Note 10 dhe Note 10 Plus në New York.

Por nëse nuk dëshironi të prisni deri nesër për të mësuar më shumë, Note 10 vuajti një tjetër rrjedhje informacioni kësaj here nga vetë materialet e marketingut të Samsung. Sipas tyre Note 10 do të ketë ekran 6.3-inç ndërsa Note 10 Plus ekrane 6.8-inç, të dy me kamera selfie “hole-punch”.  Siç pritej lapsi S-Pen do të ketë disa marifete të reja si gjeste në ajër dhe kalimi nga njëra lente e kamerës tek tjetra.

Gjithashtu Note 10 supozohet të ketë teknologjinë e karikimit super të shpejtë e cila jep disa orë jetëgjatësi baterie me vetëm pak minuta karikim.

Por materialet e marketingut nuk hyjnë në detaje të çdo specifike por thonë se Note 10 mund të realizojë portrete të bukura, peizazhe të mrekullueshme dhe foto të pastra në distancë të afërt dhe në çfarëdo niveli drite.

Së fundi telefonët kanë mikrofona “Audio Zoom” të cilët do të punojnë për të dëgjuar audio që vjen nga objekti që keni fokusuar në video.

LG e ka ofruar një funksion të ngjashëm me V30 pak vite më parë por kjo e Note 10 pritet të performojë më mirë.