MENU
klinika

Editorial i Washington Post

Strategjia e Trump për Venezuelën, një dështim

08.08.2019 - 13:17

Administrata e Trump nisi një strategji të re për ndryshime në Venezuelë në fillim të këtij viti. Ideja ishte të mbështesnin liderin e opozitës Juan Guaidó si presidentin e përkohshëm legjitim të vendit të Amerikës së Jugut.

Duke pasur parasysh gjendjen e dëshpëruar të Venezuelës, ku katastrofa ekonomike dhe shkeljet e të drejtave të njeriut kanë bërë që 4 milion njerëz, nga një popullsi prej rreth 32 milion, të largoheshin, masa u lavdërua së tepërmi.

Mjerisht, strategjia nuk ka pasur sukses.

Deri më tani, presioni diplomatik i administratës, sanksionet ekonomike dhe mënyrat e tjera nuk e kanë sjellë Guaidón në pushtet. Ndihmuar nga Kuba dhe Rusia, dhe i forcuar nga të ardhurat nga shitjet e arit dhe trafiku i paligjshëm i drogës, Maduro është ende në pushtet, dhe populli i tij ende vuan në mënyrë të paimagjinueshme.

Një urdhër i ri ekzekutiv nga Trump, ndalon marrëdhëniet me më shumë se 100 zyrtarë të regjimit dhe subjektet për të përfshirë të gjithë regjimin e Caracas, duke përfshirë kompaninë e naftës në Venezuelë , Citgo.

Objektivat kryesore të masës së fundit duket se janë Rusia dhe Kina, të cilat kanë aksione të konsiderueshme në Venezuelë, por ndikimi mund të arrijë tek partnerët e tjerë tregtarë në Evropë dhe Azi.

Sidoqoftë, sa më gjatë sanksionet të mbeten në fuqi, aq më i besueshëm bëhet propagandimi i regjimit. Bolton, dhe zyrtarë të tjerë argumentojnë se ky është një rrezik që vlen të merret, duke marrë parasysh situatën e rëndë në Venezuelë.

Ne jemi dakord që situata është kritike dhe e paqëndrueshme; paqëndrueshmëria është në rrezik të përhapet në Kolumbinë fqinje.

Bolton ndoshta ka të drejtë gjithashtu që regjimi Maduro po përdor negociatat me opozitën për të blerë kohë, e jo për të kërkuar një zgjidhje paqësore.

Një zëdhënës i Guaido i quajti sanksionet e reja si një mjet për të bërë presion Maduros për të negociuar me mirëbesim. Detyrimi i bisedimeve mund të jetë shpresa më e mirë.