MENU
klinika

Revolta e të moshuarës mirditore

“Kush është ai që bëhet i zoti i ujit tim, du me e pa at’ burrë trim”

09.08.2019 - 20:50

Pas lajmit për ndërtimin e 4 HEC-eve në Kaçinar, Mirditë, banorët nuk kanë rreshtur së protestuari duke kundërshtuar, vendosjen në zonën e tyre.

Jo larg, por edhe muajin e shkuar, në Korrik të 2019-ës, në shenjë revolte, banorët larguan edhe makineritë e firmës e cila ishte nisur ndërtimin e HEC-eve. Pas një dëgjese publike që banorët bënë me administratorin e kompanisë, ata nuk pranuan asnjjë lloj kompromisi veçse largimin e tyre.

Ata janë shprehur se uji është i tyre dhe nuk do të lejojnë askënd të ndërtojë HEC-e në zonën e tyre.

Arsyeja pse i rikthehemi kësaj proteste është videoja e mëposhtme, reagimi i një të moshuare, e cila është gjendnur midis protestuesve njëlloj për refuzimin e një projekti të tillë.

Duke mbrojtur pasurinë e saj, e moshuara nga Kaçinari shprehet se është e gatshme vetë të dalë dhe të kundërshtojë ndërtimin e tyre.

Ndiqni videon për më tepër:

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!