Biznesmenët, studiuesit dhe akademikët nga Turqia dhe Gjermania do të mblidhen në Berlin për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit për inteligjencën artificiale (AI) dhe industrinë 4.0.
Konferenca njëditore që do të zhvillohet më 22 gusht do të jetë një mundësi për shkëmbimin mes akademikëve dhe figurave kryesore të biznesit në Gjermani dhe Turqi.
“Ajo është një sferë ku bizneset gjermane dhe turke mund të punojnë së bashku në të ardhmen”, theksoi Oliver Witkee, sekretari shtetëror parlamentar i Gjermanisë në Ministrinë Federale për Çështje Ekonomike dhe Energji.
Witkee rikujtoi se Gjermania mbetet partneri kryesor tregtar i Turqisë.
Duke u shprehur se të dy vendet kanë potencial të madh për bashkëpunim dypalësh, Witkee nënvizoi se bashkëpunimi mund të vazhdojë në sferën e transformimit digjital.
Sahin Albayrak, një akademik nga Universiteti i Berlinit, theksoi rëndësinë e zbatimit të inteligjencës artificiale nga ana e Turqisë në sektorë të ndryshëm.
“Për të kapur hapin me shtetet e përparuara, Turqia patjetër të krijojë lidhje të fuqishme me ta për zbatimin e inteligjencën artificiale (AI) në sektorë të ndryshëm”, shtoi ai.
Duke rikujtuar se të dy shtetet kanë filluar të përshtatin pozitat e tregut duke bashkuar AI-në me produktet dhe shërbimet e tyre, ai theksoi se kjo konferencë do të ndikojë pozitivisht.