MENU
klinika

Shumë e vogël dhe shumë e talentuar

Stërmbesa e Enver Hoxhës habit me talentin e saj

11.08.2019 - 16:55

Rezarta Shkurta prej vitesh është larguar nga muzika. Tashmë ajo i është dedikuar pasionit të saj për fotografinë.

Shkurta është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan momente me vogëlushen e saj Hera. Këtë herë ajo ka zbuluar talentin e vogëlushes së saj që duket se e ka trashëguar pikërisht prej së ëmës.

 

Hera shfaqet duke pikturuar disa luledielli në telajo. Si çdo prind, dhe ish-këngëtarja duket se është shumë krenare për vajzën dhe ‘arritjet’ e saj, si dhe është mbështetja më e madhe për të.

Rezarta u vendos në qendër të vëmendjes së medias pasi bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha u përfshi në trafikun e drogës së fundmi.