MENU
klinika

"Kemi humbur..."

Ministri serb deklaratë të fortë për taksën e Kosovës

12.08.2019 - 08:50

Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Ramush Haradinaj që prej 21 nëntorit të vitit të kaluar i ka vendosur taksë 100% mallrave me origjinë serbe.

Në një prononcim për televizionin shtetëror serb (RTS), ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç tha se që nga 21 nëntori deri më 8 gusht Serbia ka humbur 281 milionë euro në pamundësi të eksportit të mallrave në Kosovë.

Ndërsa sipas tij për 1 vit eksport në Kosovë, Serbia ka fituar afërsisht 500 milionë euro.

‘Ne nuk kemi shpresë së në Kosovë do të flitet për heqje të taksës, pasi të gjithë po garojnë duke prezantuar taksën si ide të vetën dhe po përdoret si fushatë për të mbledhur pikë politike’, deklaroi ministri serb.

Ministri serb i tregtisë, Ljajiç deklaroi se është më mirë që Serbia nuk ka marrë ndonjë kundërmasë ndaj Kosovës, pasi sipas tij kështu ka fituar politikisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’