MENU
klinika

"Synimi im është..."

“Do të luftoj që Norvegjia ta tërheqë njohjen e Kosovës”

12.08.2019 - 09:41

Ish-oficer i KFOR-it, Christian Cash është shprehur hapur kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Norvegjisë që të tërheq njohjen e Kosovës.

Synimi im është të luftoj që Norvegjia të tërheqë njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Tashmë kam biseduar me shumë njerëz për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokratike, dy vite më parë jam munduar të hyj në Parlament. Nëse do të ndodhte, do t’i propozoja Qeverisë ta tërheqë atë njohje”, deklaroi ai për të përditshmen serbe “Politika”.

Cash ishte i angazhuar në marrëdhënie me publikun dhe ishte dëshmitar i sulmit ndaj autobusit “Nish ekspres” më 2001 kur humbën jetën 12 serbë.

Shpresoj që për shkak të kësaj mund ta padis kryesuesin e atëhershëm të Qeverisë, Bondevik, i cili veten e quan njeri të besës e në fakt është luftëtar.

Gjatë intervenimit humanitar ka bërë agresion ndaj Serbisë. Besoj se është e mundur të paditen të gjitha shtetet që kanë marrë pjesë në agresionin e NATO-s”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë