MENU
klinika

Liruan të "tmerrshmin" e Beratit

Gjykata “rrëzon” Gjonajn, nxjerr nga qelia drejtorin e burgut

12.08.2019 - 14:01

Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Kosovës në Lushnje,Judmir Shurdhin.

Organi i drejtesisë vendosi që hetimet ndaj Shurdhit dhe ish vartësit të tij kartelistit Llazar Mino të vazhdojnë por në gjendje të lirë.

Kujtojmë që ministrja Gjonaj bëri të ditur rreth datës 30 korrik lajmin për arrestimin e Shurdhit me argumentin se kishte liruar para kohe të “tmerrshmin” e Beratit.

Shurdhi dhe Mino u arrestuan pasi sipas hetimit administrativ të shërbimit dhe kontrollit të brendshëm në burgje kishin firmosur për të liruar nga qelia 40 ditë para se të mbaronte dënimin, Lulzim Cakën personin e dënuar për vrasje e krime makabre në vitin 1997.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liruan të "tmerrshmin" e Beratit

Arrestohet drejtori i burgut të Lushnjes