Ylli i nominuar nga Grammy, Mike Posner, njihet për hitet “Cooler Than Me” dhe “The Took a Pill in Ibiza”, dhe padyshim është një ndër këngëtarët më të pëlqyer.
Ai e tregoi rastin e tij të kafshimit nga gjarpri helmues, përmes rrjeteve sociale.
“Ditë e çmendur dje! Sapo kisha ecur 16 milje dhe do kisha për të bërë edhe 8 të tjera pasi u ndava nga një grup vrapues. Ai helm nuk është shaka”, u shpreh ai në postimin në rrjetet sociale përmes një video ku tregonte se sorollatej nëpër spitalin e Kolorados.
Këngëtari u tregoi fansave të tij se ai po merr trajtimin e duhur.
Ndërkohë janë parë edhe komentet e kolegëve të tij të cilët kanë treguar se ndihen të lumtur që këngëtari është përmirësuar dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.