Një zjarr i madh ka përfshirë periferinë e Athinës duke rrezikuar pyjet dhe disa banesa.
Zjarrfikësit grekë kanë mundur ta vënë nën kontroll zjarrin e fuqishëm, ndërsa të paktën dy shtëpi u dogjën.
Fatmirësisht nuk pati raportime për të lënduar pasi policia evakuoi shpejt zonën dhe bllokoi rrugët.
Autoriteti i mbrojtjes civile tha se zjarri nisi rreth orës tre të mëngjesit në periferinë lindore Peania, në një zonë kodrinore të mbushur me pisha.
Më shumë se 130 zjarrfikës u dislokuan në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara përreth. Edhe avionët zjarrfikës nga qielli ndihmuan në operacion.
Greqia është prekur nga një numër vatrash zjarri që nga fundjave kur erërat e forta dhe temperaturat rreth 40 gradë celcius ndihmuan në përshkallëzimin e situatës.
Të dielën, një zjarr në ishullin Elafonisos në rajonin e Peloponezit u vu nën kontroll pas dy ditësh përpjekje. Vlerësohet se është djegur thuajse çereku i ishullit ç’ka edhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një kamping dhe një hotel.