Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se e ka detyruar të largohet një aeroplan F-18 të NATO-s, mbi ujërat ndërkombëtare, pasi iu afrua një aeroplani ku ndodhej ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Agjensia e lajmeve TASS, më 13 gusht, raportoi se aeroplani i Shoigut po fluturonte nga Kaliningradi për në Moskë kur ndodhi incidenti.
NATO-ja nuk i ka komentuar pretendimet ruse.
Mediat ruse patën raportuar për një incident të ngjashëm edhe në vitin 2017, mirëpo NATO-ja e pati mohuar, duke thënë se kishte gjurmuar një flotë të aeroplanëve, që nuk kishin arritur të identifikohen.
Përplasjet midis Rusisë dhe SHBA-së, janë rritur përdërisa Moska kërkon të demonstrojë fuqinë e saj ushtarake.
Incidente të tilla kanë përshkallëzuar raportet mes Rusisë me Perëndimin, të cilat janë të tensionuara ashpër që nga aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë, dhe mbështetja e saj për separatistët në lindje të Ukrainës, si dhe ndërhyrja e saj e dyshuar në zgjedhjet e SHBA më 2016.