MENU
klinika

"Që të largojmë krimin..."

Basha nxjerr videon me emrat: Krahasuar me Ramën, Pjetri është…

16.08.2019 - 11:43

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një reagimi në rrjetet sociale e ka cilësuar Ramën si një rrezik për çdo familje.

Në një video bashkëngjitur statusit, Basha sjell në vëmendje kryebashkiakët socialistë dhe deputetët e PS që kanë pasur probleme me ligjin dhe fshehjen e të shkuarës, nga Mark Frroku dhe Saimir Tahiri dhe nga Elvis Roshi te Vangjush Dako.

REAGIM I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.


Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.”

#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një kriminel më pak në politikë

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, reagon Basha

Pas akuzave nga opozita

Dorëhiqet nga posti Valdrin Pjetri