MENU
klinika

Operacion blic

Ç’po ndodh? FNSH zbarkon në Elbasan

16.08.2019 - 12:49

Një aksion i madh është duke u zhvilluar prej mbrëmjes së djeshme nga FNSH dhe Policia e Shtetit në Elbasan.

Mësohet se operacioni është duke u zhvilluar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë që janë shpallur në kërkim.

Aksioni është shtrirë në fshatrat Pajovë dhe Papër. Sakaq, janë marrë në pyetje dhe janë shoqëruar 10 persona.

Sipas burimeve, operacioni synon që të vërë në pranga bashkëpunëtorë të Ylber Ademit, i cili u arrestua pak ditë, pasi iu sekuestruan 16 pistoleta dhe 4 kallëp e dyshuar lëndë plasëse si dhe telefona celularë.