Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për aprovimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një postim në Twitter ai thekson se tashmë Parlamenti Evropian ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave.
“Drita e gjelbër e Parlamentit Evropian për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën, e mirëpritur”, ka shkruar ai në Twitter.
Më herët edhe raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, u shpreh se ndjehej e lumtur që kolegët e saj e mbështetën propozimin që Kosovës t’i hiqej regjimi i vizave.