17.08.2019 - 21:46
Në shtator të vitit që lamë pas, aktori i njohur Visjan Ukcenaj bekoi dashurinë e tij me një djalë.
Partnerja e tij, Jona solli në jetë një vogëlush, të cilin e pagëzoi me emrin Divin.
Në një intervistë të dhënë para ardhjes në jetë të Divin, aktori tregoi se do të zhvillonte ceremoninë e martesës pas lindjes.
Visjani ka treguar se këtë verë nuk kanë plan të bëjnë dasmë, pasi dëshirojnë që Divin të jetë më i rritur.
Aktori shtoi se ceremoninë e martesës do e zhvillojnë pas disa vitesh, pa caktuar një afat, megjithatë është e sigurtë që Divin do të jetë i rritur, aq sa të mbajë mend momentet emocionuese të prindërve të tij.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Reagon artisti
E trishtë/Visjan Ukcenaj plagoset në skenë!
Po vjen diçka e bukur!