MENU
klinika

Detajet

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, policët dëshmojnë në gjyq

13.09.2018 - 16:28

“Kam vrarë një njeri, kam ardhur të dorëzohem”.

Kështu ka thënë Fadil Kasemi, sipas dëshmisë së dy policëve Nazmi Kosta dhe Dashnor Murataj, të cilët ishin personat e parë që ranë në kontakt me 54-vjeçarin, pak pasi ky i fundit vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij gjyqtare Fildes Hafizin.

“Pasi i morëm armën, Kasemi tha që kishte vrarë Fildes Hafizin tek Xhamlliku”, thanë policët dëshmitarë.

Teksa dëshmuan sot në procesin ndaj Kasemit tek Krimet e Rënda, efektivët treguan detaje nga dita kur ndodhi ngjarja, ndërsa rrëfyen se kishin parë një person të armatosur në oborrin e komisariatit nr.1, ku në një njërën dorë mbante pistoletë dhe në tjetrën krehrin.

Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, më 31 gusht të vitit të kaluar, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë, në zonën e Xhamllikut.

Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konfliktesh, për të cilat çifti dhe ishte divorcuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA