Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, kanë dalë sot para mediave duke dhënë detaje dhe shifra nga aksioni kundër informalitetit ndaj produkteve të akcizës.
Ministrja Denaj tha se përtej lehtësirave, ligji doganor parashikon edhe penalitete për subjektet që nuk zbatojnë detyrimet e tyre.
Ajo tha se në muajin korrik të ardhurat nga akciza ishin 4. 86 mld lekë, realizuar në masën 107% ndaj planit, me një rritje prej 17.8% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar
“Jemi këtu për të dhënë informacione për planin operacional për muajin korrik. Prioritet i muajit gusht kanë qenë produktet e akcizës.
Veprimtaria rregullohet nga ligji që parashikon lehtësira të konsiderueshme për operatorët duke përmendur pagimi i detyrimeve të akcizës në momentin e hedhjes në qarkullim dhe vetëdeklarim.
Përtej lehtësirave ky ligj parashikon edhe panalitete. Penalitetet në varësi të llojit të subjekteve dhe përsëritjes shkojnë deri në 5-fish të detyrimeve të munguara. Administrata doganore ka analizuar me detaje të dhënat dhe ka përgatitur një listë të subjekteve që do kontrollohen.
Në fazën e dytë të planit operacional, brenda vitit verifikimet do të kryhen për një periudhë 3-vjeçare. Në muajin korrik ecuria e konsumit të importit të produkteve të akcizës si dhe niveli i të ardhurave të arkëtuara nga administrata doganore ka pësuar rritje të konsiderueshme.
Të ardhurat nga akciza në korrik 4. 86 mld lekë, realizuar në masën 107% ndaj planit, rritje prej 17.8% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Fokus i veçantë i kontrolleve, hidrokarbureve.
Në muajt në vijim do të ketë fokus të veçantë ndaj produkteve të akcizës, duhanit dhe pijeve alkoolike”, deklaroi ministrja Denaj.