Dita Botërore e Fotografisë shënohet çdo vit më 19 gusht, në kujitm dhe nder të gjithë artistëve në mbarë botën, që kanë zgjedhur ta shprehin botën e tyre të brendshmë përmes fotografisë. Në të njëjtën kohë, kjo ditë është edhe simbol për nxitjen e diskutimeve dhe dëshirës për pionierët e artit të fotografisë, të cilët i kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm më punën tyre mbarë njerëzimit.
Origjina e kësaj dite bazohet në shpikjën që quhet “Dagerotip” – një proces fotografik i zhvilluar nga francezët Louis Daguerre dhe Joseph Nicephore Niepce, më 1837.
Sipas raportimeve, më 9 janar 1839, Akademia Franceze e Shkencave bëri një njoftim në lidhje me dagerotipin. Ndërkaq, më 19 gusht, qeveria franceze e bleu patentën dhe deklaroi se, kjo do të jetë dhuratë “falas për botën”, pa asnjë të drejtë të autorit.
Më 9 janar 1839, Akademia franceze e Shkencave njoftoi procesin daguerreotype dhe disa muaj më vonë, më 19 gusht, 1839, qeveria franceze në një ceremoni publike njoftoi shpikjen si një dhuratë që mund të përdorej lirisht nga bota.
Duhet të theksohet se daguerreotipia nuk ishte imazhi i parë fotografik. Në 1826, Nicéphore Niépce kishte shkrepur një fotografi më të hershme, të njohur si “Pamje nga dritarja në Le Gras”, duke përdorur një proces të quajtur heliografi.