Mauro Icardi është I vetëdijshëm që nuk bën pjesë në planet e Inter, por gjithsesi është gati të marrë përsipër një risk shumë të madh në karrierën e tij vetëm që të qëndrojë te skuadra zikaltër.
Me merkaton e verës që afron me mbylljen zyrtare, sulmuesi argjentinas rrezikon të qëndrojë në tribunë, të paktën deri në janar, kur hapet edhe sesioni i dimrit në tregun e transferimeve. Kjo duket se nuk e tremb ish-kapitenin interist, që ka vendosur t’i drejtohet gjykatës për të zgjidhur konfliktin me klubin.
Sipas mediave italiane, Icardi mes avokatit të tij do të trokasin në dyert e Kolegjit Arbitrar, ku do të kërkojnë që futbollisti të bashkohet me skuadrën në stërvitje. Deri tani, sulmuesi po përgatitet vetëm në aspektin atletik, pasi Antonio Conte nuk pranon ta përfshijë në skemat e tij taktike.
Ky trajtim nga ana e Interit shkel nenin shtatë të kontratës kolektive të futbollistëve, që parashikon se të gjithë atletët duhet të stërviten në kushte të njëjta në një skuadër, pas disktriminim dhe diferencim. Po ashtu, një tjetër konfirmim se Icardi nuk do të largohet nga Inter vjen me kërkesën e futbollistit drejtuar klubit, sa i përket ndarjes së numrave për sezonin e ri.
Argjentinasi pretendoi dhe do të mbajë numrin shtatë në fanelë. Edhe zërat e merkatos janë në të njëjtën linjë, pasi sulmuesi ka refuzuar deri tani të gjitha ofertat nga klube si Napoli, Monaco apo Paris SG.