MENU
klinika

"Dosja e Dibrës"

Tërhiqen Krimet e Rënda, shpallin moskompetencën

21.08.2019 - 13:02

Krimet e Rënda shpallin moskompetencën për dosjen 184.

Prokuroria kështu heq dorë nga dosja 184, e njohur si ‘dosja e Dibrës’.

Mësohet se kjo dosje është larguar nga Krimet e Rënda dhe ka vajtur në organin e akuzës në Dibër.

Kujtojmë se në këtë dosje janë përfshirë zyrtarë të lartë, për të cilët janë publikuar përgjime që kanë të bëjnë me shit-blerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës në Dibër.