MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Prej dy vitesh pjesë e grupit, tjetër largim nga “On Records”

21.08.2019 - 15:53

Reperi Fero, i cili së fundmi është kthyer në kryefjalën e mediave për shkak të lidhjes së tij me Arbenita Ismajlin, ka marrë vendimin më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Pas 2 vitesh në skenë dhe pjesë e grupit “On Records”, Fero ka vendosur të ndërpresë kontratën dhe të jetë tashmë një artist të pavarur.

Në një foto të publikuar në profilin e tij në Instagram, ai e ka ndarë këtë lajm me të gjithë ndjekësit, të cilët e kanë pritur mirë vendimin e tij.

“Fansa , Dashamir , Miq te dashur dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanin “On Records” ku jemi nda miqsisht me nje marveshje te re ku une do te vazhdoj si nje Artist i pamvarur . Por dhe On Records ka te drejten te rezervoj data per mua . Faleminderoj Fansat per supportin dhe nje ashtu Kompanin per punen e pa lodhshme.”- shkruan reperi në postim.

Dy muaj më parë, Fero publikoi këngën më të re “Ride or die”, e cila i dedikohej partneres së tij, Arbenitës. Ajo ishte e pranishme në klip, ku ka ndarë me reperin disa momente intime në çift.