MENU
klinika

Pas kaq shumë kohësh...

Zbulohet identiteti i dyfishtë i Mona Lisës

21.08.2019 - 16:20

Konsiderohet piktura më e famshme në botë, shumë njerëz e kanë quajtur edhe “Piktura Misterioze” sepse ka ngjallur dhe vazhdon të ngjallë shumë konspiracione, rreth asaj se kush dhe ç’ka mund të jetë Mona Lisa.

Shkencëtari francez Pascal Cotte pretendon se ka zbuluar një portret të fshehtë poshtë figurës së Monalisë-s, veprës më të famshme të Leonardo da Vinçit.

Siç sqaron vetë shkencëtari, imazhin nën shtresat ekzistuese të bojës, ka mundur ta diktojë falë përdorimit të një teknologjie tepër të sofistikuar, asaj të dritës reflektuese.

Për të analizuar pikturën e famshme, Cotte-s i janë dashur më shumë se 10 vjet. Drejtuesit e muzeut të Luvrit, nuk kanë bërë deri më tani asnjë koment mbi të tilla pretendime.

Ndërkohë që në vijim do të dalin informacione të reja lidhur me gjithë çfarë është zbuluar nga shkencëari francez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN