MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Groenlanda nuk është në shitje!

22.08.2019 - 16:30

Se presidenti amerikan, Donald Trump hodhi idenë për blerjen e Grenlandës nuk është në vetvete e jashtëzakonshme: një ishull shumë i madh dhe strategjikisht i rëndësishëm me rezerva të mineraleve të vlefshme është lloji i vendit për të cilin të gjitha fuqitë e mëdha do të interesoheshin.

Që në vitin 1946, Presidenti Truman i ofroi Danimarkës së shkatërruar nga lufta një shumë në ar të barabartë me një miliard dollarë të sotëm për ishullin, dhe u kundërshtua menjëherë. Ai nuk bëri, siç ka bërë Trump, duke anuluar një vizitë në Danimarkë. Kjo, ashtu siç bëri të ditur në Twitter ish-kryeministri suedez Carl Bildt, ishte “përtej absurdit”.

Truman, dhe të gjithë presidentët pas tij deri në vitin 2016, e kuptuan që kombet përveç SHBA kishin krenarinë e tyre dhe madje edhe sovranitetin e tyre.

Trump beson se gjithçka është në shitje. Kjo ndihmon për të shpjeguar falimentimet e tij të shumta dhe dështimet e mëvonshme si diplomat.

Nëse problemi me dëshirën e tij për Groenlandën do të ishte thjesht lakmia e tij fëminore dhe mungesa e vetëpërmbajtjes, do të ishte mjaft serioze. Bota tani e ka faktuar personalitetin e tij me vlerësimet për politikën e jashtme të SHBA.

Çfarë është shqetësues është qëndrimi ndaj problemeve në botë që e bën blerjen e Greonlandës të duket si një ide e zgjuar për këdo, përballë ndryshimit të klimës.

Groenlanda është e rëndësishme për të gjithë botën, jo vetëm për superfuqitë, për momentin.

Kjo për shkak se akulli i saj, po shkrihet me ritme historikisht të pashembullta. Ky është një nga mekanizmat qendrorë të krizës sonë klimatike.

Ky është një qëndrim edhe më i pamatur sesa krijimi i bazave bërthamore në të gjithë botën. Megjithëse një luftë bërthamore do të shkatërronte civilzimin, ekziston një mundësi për ta ndalur atë. Nuk ka asnjë logjikë për konsumin e pakursyer të burimeve të Tokës.

Ndërkohë që serioziteti i krizës klimatike bëhet gjithnjë e më i dukshëm, po kështu bëhet edhe fakti që ai mund të zgjidhet vetëm me veprim të koordinuar ndërkombëtar.

Por sot kombi më i fuqishëm në tokë është në duart e një njeriu që nuk njeh si legjitim interesin e askujt tjetër, veç vetes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Wall Street Journal

Trump mund të blejë Groenlandën!?