MENU
klinika

21 “urimet” e kishës katolike

“Mallëkimet qi lëshon ipeshkëpi t’Eiten e Madhe”

22.08.2019 - 17:29

     Pasuria dialektore e shqipes, që përbën burimin e saj, me të gjitha nuancat dalluese krahinore, vjen në vëmendjen jo vetëm të gjuhëtarëve. Nëse kthejmë sytë nga e shkuara jo fort e largët, kur besimi në Shqipëri ende nuk ishte vënë nën thundrën komuniste, vërejmë thesare gojëdhënash, rrëfenjash, fjalësh të urta, urimesh apo mallkimesh dhe deri këtu, nuk ka asgjë që “nuk shkon”…

Ndryshe është puna, kur mallkimet i artikulojnë institucionet fetare – konkretisht kisha katolike – madje shqipëruar me gjuhën e asaj kohe, sot mallkimet mund të tingëllojnë me humor.

Në fondin e dokumenteve të krijuara prej Arqipeshkvisë së Shkodrës, në njësinë e ruajtjes me numër 1 të vitit 1744, ruhet një regjistër që përmban materiale të ndryshme: shënime historike, një përshkrim të shkurtër të gjendjes së Shkodrës dhe famullive të saj, dekrete ipeshkvnore, vendime, qarkore, etj.

 

 

 

 

Mes tyre, në fl. 7r-8v gjendet teksti i kopjuar i 21 mallkimeve shkruar në italisht dhe shqip, nën titullin dygjuhësh “I scomunnicati nel Giovedi Santo” përkthyer në shqip si: “Mallëkimet qi lëshon ipeshkëpi t’Eiten e Madhe”.

Mes këtyre mallkimeve lexojmë (në transkriptim të përshtatur me shqipen e sotshme): “1. Kiofshin mallëkuem ata qi diegën shtëpin, e qietër ngja të huejn, edhe ata qi të dhein për inat shtëpin e huej” (italisht: “Gli Incendiarii), 6. “Kioft mallëkuem ai qi të mbaan dyy graa” (“Quello, che nello stesso tempo tiene due done”), apo 7. Kioft mallëkuem ai qi të marrën për grue të kunatën o t’emptën, o qietër grue qi e ieep ligja jon” (“Chi pigliasse, o tenesse la cognata, zia, etc.”).

 

 

 

 

Në këtë rast, këto mallkime nuk kanë qëllim të mirëfilltë evokimin e një të keqeje mbi njerëzit, por shërbejnë si paralajmërime për veprat që i ndalojnë besimtarët nga pjesëmarrja në sakramentin e kungimit. Ndërkohë, interes të përveçëm përbën dhe përkthimi (apo perifrazimi) i tekstit origjinal në gjuhën shqipe.

Marrë nga Arkivi Qendror i Shtetit

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” vjen i restauruar për publikun

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen