22.08.2019 - 17:47
Trendi i thonjve që po bën namin së fundmi janë thonjtë shumëngjyrësh, pikërisht si karamelet Skittles.
Për këtë arsye quhet “Manikyri Skittles” dhe është e pamundur të mos e shohësh në çdo faqe thonjsh në Instagram. Pra nëse nuk e ndani dot mendjen për ngjyrën kur shkoni për të bërë thonjtë, atëherë e keni zgjidhjen, përdorini të gjitha ngjyrat.
Më e bukura është se për të realizuar këtë model nuk është e nevojshme t’u përmbahesh rregullave të caktuar. Mund të përdorni cilat ngjyra të dëshironi, si t’i dëshironi. Për t’ju frymëzuar mund t’ju hyjnë në punë modelet e mëposhtme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Duhet t'i dini
5 Këshilla të vyera për lëkurën, flokët dhe thonjtë
Mund të dallohen shumë lehtësisht…