MENU
klinika

"Ma morën djalin..."

U vra në “Myslym Shyri”/ Flet babai i 26-vjeçarit: Sikur të kisha fuqi….

23.08.2019 - 14:50

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, 26-vjeçari i cili u vra me plumb në kokë ditën e djeshme në Myslym Shyri.

Në një reagim për mediat, babai i të riut Indrit Çelaj shprehet se lajmin për vdekjen e të birit e mori vesh nga mediat.

Vrasja e djalit ka ndodhur në orën 11:00, unë e mora vesh në orën 19:00.

E kam marrë lajmin për vdekjen nga mediat.

I kishin marrë edhe dokumentetet, djalin e kishte marrë policia.

Ma morën djalin në moshë të re.

Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten. Sikur të kisha fuqi nuk e di ç’mund të bëja.

Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt. Ti nisesh në punë e kthehesh i vdekur.

Kujt t’i drejtohem unë tani, ku do gjej drejtësi, kush do ma zgjidhë hallin mua?

Djali ishte në punë, punonte me kondicionera. Djali ka mbaruar elektriken, montonte kondicionerë.

Djali s’kishte konflikte, ishte i sjellshëm dhe i kulturuar.

Rrallë gjen djalë si ai, ai nuk dinte të ofendonte ishte shumë i matur“, është shprehur babai i 26-vjeçarit, Baftjar Çela.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin