Pas, thuajse gjashtë dekadash tradite, “Mbrëmjet strugane të poezisë” folën shqip. Për herë të parë, poezia “T’ga za jug” u lexua edhe në gjuhën shqipe. Në hapjen e festivalit mbrëmjen e djehsme, veç gjuhës maqedonase dhe asaj angleze, sikurse ka është hasur në praktikën e deritanishme, mund të dëgjohej edhe gjuha shqipe.
Më pas, drejtori i festivalit foli në gjuhën maqedonase dhe përkthimi në shqip, për pjesëmarrësit përcillej në formë të shkruar në video-bim. Në të njëjtën mënyrë, gjuha shqipe u përdor në leximin e mesazhit poetik. Ministri i Kulturës, nga ana tjetër foli në shqip, maqedonisht dhe anglisht.
“Poetët veprojnë përmes fjalës së tyre, pasi fjalët e tyre janë tashmë vepra. Aktet poetike përmes të cilave e vërteta dhe kuptimi janë mishëruar në bukurinë para të cilës magjepsemi”, – deklaroi Todorçe Tasevski, drejtor i festivalit “Mbrëmjet strugane të poezisë”.
Pas disa vitesh bojkotimi nga autoritetet lokale në Strugë, gjatë kësaj mbrëmjeje në rend të parë u shfaq kryetari i Strugës, Ramiz Merko.
Ndërkohë, fituese e “Kurorës së artë” në festivalin “Mbrëmjet strugane të poezisë”, në edicionin e 58-të, është poetesha rumune, vije te mare me vte nje masw tjetwr tw cilwn do ta kisht mw nhw mjet tw foretw Ana Blandiana.