MENU
klinika

Bëhen bashkë emrat e mëdhenj të kinematografisë

Pas 30 viteve mungesë, rikthehet Vera Veizi

24.08.2019 - 08:34

Aktori dhe producenti i njohur, Ermal Mamaqi, do të sjellë shumë shpejt filmin e tij më të ri, i cili do të titullohet “I love “Tropoja”.

Në postimet e tij në rrjete sociale, ai ka ndarë vazhdimisht momente gjatë xhirimeve të filmit, duke zbuluar herë pas here edhe emrat e personazheve që do të jenë pjesë e kastit.

Së fundmi, në profilin e tij në Instagram, Ermali ndau me ndjekësit një foto të aktores së mirënjohur shqiptare, Pranvera Veizit.

Ai ka njoftuar se Pranvera do të jetë pjesë e kastit të “I love Tropoja”, pas 30 vitesh mungesë në ekranin shqiptar.

“Rikthehet mbas 30 Vite mungesë në Kinematografi, Vera Veizi.”-shkruan aktori në postim.

 

View this post on Instagram

 

Rikthehet mbas 30 Vite mungese në Kinematografi, Vera Veizi. I ❤Tropoja.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Aktorja jeton prej vitesh në SHBA, mirëpo është rikthyer në atdhe vetëm për rolin në filmin e ri të Mamaqit.

Kujtojmë se Pranvera ka marrë pjesë në filmat e njohur si “Pushime në Romë”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Eja”, “Nxënësit e klasës sime”, etj.