MENU
klinika

"Nën flamujt e melankonisë"

Migjeni dje, sot… nga mot!

26.08.2019 - 12:43

      Është thujase e pamundur, të shkruhet apo përmblidhet diçka rreth jetës e veprës së shumë prej poetëve, kritikëve, intelektualëve, mendimtarëve, patriotëve, shqiptarëve të vërtetë, falë të cilëve, emri Shqipëri thuhet me zë të lartë… me dhimbje therëse, dashuri të pakufishme, ironi që vret, por vazhdon të jetë!.. Migjeni solli një Shqipëri të re në sytë e popullit: atë që ai shikonte me sytë e mendjes, të shpirtit të ndjeshëm të poetit, të njeriut të lirë me ëndrra të mëdha për vendin e tij.

Sot, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, në kulmin e moshës, sjellim vetëm një shkëndijë të tij poetike; aktuale, po kaq sa të gjithë shkrimtarët e tjerë të së njëjtës kohë, të cilët, lanë pas një burim të pashtershëm atdhedashurie, vlerash të rralla dhe përgjegjësie morale – çështje delikate kjo, mes nesh, shqiptarëve!/Konica.al

 

 

 

 

Nën flamujt e melankonisë

 

Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
të trishtueshme…
… dhe askush s’mund të thotë
se këtu rron
një popull që ndërton
diçka të re.
Aty këtu në hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund, një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme

 

Migjeni (Millosh Gjergj Nikollës) është ndër shkrimtarët më të spikatur të letërsisë shqipe. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror, si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni solli në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.

 

 

 

 

Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit.

Për një të ri me interesa të gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytëse. Nga leximet, ai ra në kontakt me ide revolucionare të kohës që zienin në gjithë Evropën.

Në vitin 1932, Migjeni, pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta, mbeti pa punë deri sa më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Rruga Vrakë-Shkodër, që ai bëntë përditë me biçikletë, ia keqësoi gjendjen shëndetsore. Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rrezikoheshin të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe nëna.

 

 

 

 

Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revistën “Illyria”. Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.

Migjeni, kaloi nga një romantizëm revolucionar në atë kritik, gjatë jetës së tij. Ai trajtoi varfërinë e viteve kur jetoi, me krijime të tilla, si: “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj., ku fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të pasura ndaj vuajtjeve të popullit.

Krijimtaria e tij mori një shtysë të rëndësishme pas luftës II Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave të Migjenit, vepra që në vitet ’30-të, kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

 

 

Hera Lera

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” vjen i restauruar për publikun

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen