MENU
klinika

"Njësi qendrore përgjimesh për Prokurorët e Posaçëm"

Fuqizimi i SPAK/ Ministria nis dokumentin e rëndësishëm

26.08.2019 - 21:31

Decentralizimi i përgjimeve, ngritja e një njësie qëndrore përgjimesh, dhe rritja e kapaciteteve e teknikave hetimore do të jetë një prej prioriteteve kryesore për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK. Televizioni Scan ka zbardhur raportin e monitorimit të sistemit të drejtësisë për muajt e parë të këtij viti, ku bëhen parashtrimet e veprimtarisë deri në vitin 2021.

Ngritja e efektivitetit  të hetimeve në përputhje me standardet ndërkombëtare,  rritja e efektivitetit dhe decentralizimi i përgjimeve, është një prej zërave kryesorë ku do fokusohen përpjekjet kryesore.

spak-konica.al

Për këtë qëllim, sipas dokumentit, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është blerë një pajisje përgjimi me vlerë 100 mijë euro, por nga ana tjetër, organi i hetimit kërkon blerjen e pajisjeve të nevojshme për një njësi qendror për SPAK, ashtu si dhe mirëmbajtjen e saj.  Ndërkohë, në kuadër të rishikimit të paketës kombëtare të projekteve strategjike PP ka identifikuar nevojën për mbështetje për decentralizimin e përgjimeve.

Në analizë theksohen vonesat e forta në planin e veprimit të sistemit të drejtësisë. Ato nisin që nga zvarritja e ngritjes së KLP e KLGJ, deri te problematikat që kanë shoqëruar konstituimin e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. /Scan
Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA