CEO i Apple Tim Cook dhuroi 23,700 aksione të Apple për bamirësi.
Me një vlerë aksionesh prej 205 dollarësh, donacioni përllogaritet në 4.87 milionë dollarë. Aksionet ishte në pronësi të Tim Cook. Apple nuk komentoi se për çfarë bamirësie kanë shkuar këto para. Ai dhuroi një shumë të ngjashme në Gusht të vitit të kaluar.
Aktualisht Cook ka 854,849 aksione në Apple.
Më përpara ai ka dhuruar për Qendrën Robert F. Kennedy për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut si dhe për fushata të ndryshme për të Drejtat e Njeriut.
Ai ka planifikuar të dhurojë tërë pasurinë e tij për bamirësi. Nga ana tjetër Apple tha të Hënën se Cook do të dhuronte edhe për të luftuar zjarret që kanë pushtuar pyjet e Amazonës.
Edhe në këtë rast kompania nuk specifikoi sesa Cook do të japë.