Për Real Madrid merkato nuk është mbyllur ende. Dëmtimet e fundit kanë detyruar skuadrën “merengues” të rishohë planet, kryesisht në mesfushë dhe repartin e avancuar.
Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Real kanë nisur ditët e fundit kontaktet për të sjellë në “Santiago Bernabeu” mesfushorin portugez Bruno Fernandez.
24-vjeçari luan me skuadrën e Sporting CP, me të cilën ka jë kontratë deri në vitin 2024.
Për Fernandez këtë verë ëhstë interesuar shumë ekipi i Manchester United, por transferimi nuk u realizua.
Skuadra portugeze kërkon 70 milionë euro, shumë të cilën duket se është gati ta paguajë Real, që po bisedon me lojtarin dhe klubin.
Lojtari ka shkëlqyer sezonin e fundit me Sporting, duke realizuar 31 gola në 52 ndeshje. Këtë sezon, Bruno Fernandez ka realizuar një gol në 4 ndeshje.