MENU
klinika

Guri i Xhuxhës

“Aty ku ka qenë fillimi i botës”

28.08.2019 - 17:05

       U gjet para do kohe në Xhuxhë të Fanit, në Mirditë, guri parahistorik me mesazhe të koduara tejkohore. Banorët kërkuan ruajtjen e madje edhe mbrojtjen e objektit të rrallë, ndërsa ai u zhvendos nga toka ku ishte ngulur ndoshta qysh në fillim… Sipas gojëdhënave, udhëtimi në këtë vend është i bekuar, për shkak se në atë fshat, çdo 6 gusht festohet “Dita e Shnritatit” (Shën Trinisë), – festa që e organizojnë banorët e lagjes “Batra” të Xhuxhës së Mirditës. Ata thonë, se, “në atë vend shndrit dielli më së pari”./Konica.al

 

 

 

 

Puna për restaurimin dhe ekspozimin e gurit me piktograme, të zbuluar rastësisht në fshatin Xhuxhë, në Fanë të Mirditës do të nisë shumë shpejt. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila zhvilloi një takim me banorët e e Xhuxhës, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, ku ky gur ndodhet aktualisht.

“Një vend legjendash, pas së cilave banorët janë lidhur brez pas brezi. “Aty ka qenë fillimi i botës”, – thotë një nga burrat më të vjetër të fshatit Xhuxhë, të Luginës së Fanit, në Mirditë, që ka marrë rrugën për në Tiranë, për të ndjekur fatin e pllakës së gurit me piktograme, që u zbulua rastësisht”,- shprehet ministrja e Kulturës.

 

 

 

 

Gjatë takimit me ministren, banorët kanë kërkuar kryerjen e gërmimeve arkeologjike në vendin ku u zbulua guri.

Ministrja thekson se “të shqetësuar me të drejtë për një pjesëz të historisë së zonës së tyre, ata na kërkuan jo vetëm restaurimin dhe studimin e gurit, por edhe për kryerjen e gërmimeve arkeologjike në territorin e zbulimit, vendosjen e tabelave orientuese, pse jo dhe shtrimin e rreth 17 kilometrave rrugë që të çon atje”.

 

 

 

 

 

“Të gjithë ramë në një mendje, që ardhja e gurit në Tiranë, jo vetëm do ta shpëtojë këtë objekt të shpallur pasuri kulturore, por edhe do të orientojë vëmendjen e arkeologëve, studiuesve, historianëve dhe turistëve”. Ai objekt i përket historisë së Shqipërisë, por do të mbetet gjithnjë “Guri i Xhuxhës” – ka theksuar, ministrja Margariti.

Guri prehistorik, një objekt me rëndësi të veçantë të trashëgimisë tonë kulturore, u zbulua disa javë më parë në Xhuxhë të Fanit, Mirditë. Më 18 gusht, objekti-dëshmi u zhvendos pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Objekti konsiderohet si një nga zbulimet më të rëndësishme nga arkeologët dhe renditet krahas atyre po kaq të rëndësishëm, zbuluara në vitet ‘60-‘70 në Xibër të Matit, në Rubik, apo në Lepenicë të Vlorës.

 

Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Principata e Arbrit-shteti i parë shqiptar

Kur mbrujtja etnike solli kombësinë shqiptare


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit