MENU
klinika

Deklarata

Basha: Rama promovon kriminelë, rrezik për shqiptarët!

28.08.2019 - 20:24

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Edi Rama përdor kode mafioze për të mbajtur pushtetin.

Basha shprehet se njësoj si organizatat mafioze që kanë kode e që njhet me emrin “omerta”, ashtu vepron edhe Rama. Sipas tij, Rama përdor heshtjen si kod mafioz për të mbuluar vjedhjet, korrupsionin dhe krimin qeveritar.

Për Bashën, Rama po përdor “omertën” edhe për rastin e Agim Kajmakut, duke mos folur fare për denoncimet e bëra nga opozita, se kryebashkiaku i Vorës ka qenë i dënuar në Greqi dhe është në kërkim nga shteti grek.

Postimi i Lulzim Bashës:

“OMERTA – KODI MAFIOZ I HESHTJES

Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”.

Omerta për bankimatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri.

Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Për sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan kreu i PD.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA