MENU
klinika

Rasti Pjetri

Ish-ministri Bushati: Ky fenomen duhet të ç’rrënjoset

28.08.2019 - 20:41

Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e kryesisë ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke analizuar rastin e Valdrin Pjetrit, theksoi para mediave se ky fenomen duhet të çrrënjoset dhe të gjitha subjektet politike duhet t’u japin qytetarëve të saj emrat më të mirë.

Çështja e diskutimit ka qenë edhe situata në Shkodër, e krijuar pas zgjedhjeve në 30 qershor. Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër, kemi para nesh pikën e derdhjes, një fenomen që duhet ta trajtojmë me seriozitetin e duhur.

Të gjithë faktorët politikë duhet t’i ofrojmë qytetarëve njerëzit më të mirë. Tani kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike, por në fund të ditës ne jemi politikanë.

Kemi nevojë për një reformë politike, që të sjellë një sistem të ri llogaridhënës, PS duhet të jetë parti e progresit dhe e komunitetit. Ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike dhe të themi na falni për rastin në fjalë.

Jam krejt i bindur, që ne jemi një familje e madhe politike dhe askush nuk duhet të jetë i ligështuar, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta shfarosur këtë fenomen. Unë besoj se PS është partia e progresit, intelektit dhe komunitetit”-tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA