MENU
klinika

Tjetër talent që krenon Shqipërinë

Inis Neziri shpallet fituese e festivalit ndërkombëtar

29.08.2019 - 11:54

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit lajmi se ish-fituesja e “Gjeniut të vogël”, Inis Neziri, po bënte namin në Rusi teksa merrte pjesë në festivalin ndërkombëtar “New Wave”.

Ajo i bëri të gjithë për vete me zërin e talentin e saj dhe i mundi të gjithë garuesit, duke u shpallur fituese e festivalit, me plot 281 pikë!

Këngëtarja këndoi në shqip këngën e saj “E theve” dhe ne s’mund të ishim më krenarë se kaq!

E para që e mbështeti Inisin ishte këngëtarja Aurela Gaçe, e cila publikoi një video të sajën në Instagram ende pa fituar çmimin e parë.

“WOW,Po ndodh kjo vajzë super talent po përfaqëson Shqipërinë në Rusi. Mbrëmë ka marrë pikët maksimale nga e gjithë juria….. në datë 29 është finalja. #INIS NEZIRI @inis_neziri Festival #NewWave 2019

Më vjen keq që askush nuk flet. Shpresoj që media të shkruajë për këtë vajzë talent që po punon kaq fort por pa mbështetjen e medias, askush nuk informohet. Uroj që media të shkruajë diçka edhe për të rinj si Inisi që pa skandale ,por vetëm me punë,po prekin ëndrrat. Duke treguar se çfarë bën Inisi ,mund t’i japim forcë një të reje tjetër që të mos dorëzohet kurrë. Krenare për ty Inis”!- shkruante Aurela në postim.

Kujtojmë se përveç vendit të parë tek “Gjeniu i vogël” dhe së fundmi “New Wave”, Inis ka fituar gjithashtu çmimin e parë në festivalin “Golden Stag” në Rumani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN