Facebook pranoi se aplikacioni Messenger Kids ka probleme pasi dy senatorë Amerikan ngritën shqetësimet e tyre rreth tij.
Kompania e përshkroi problemin si një gabim teknik dhe se ishte në kontakt të vazhdueshëm me Komisioni Federal Tregtare.
Rrjeti social tha se problemi teknik ishe shfaqur në Tetor të 2018-ës. Fëmijët që përdornin aplikacionin Messenger Kids kishin mundur të krijonin biseda në grup me njerëz të paautorizuar.
Ky gabim shkeli premtimin më të madh të kompanisë e cila është ofruar tu japë fëmijëve një mënyrë për të biseduar me miqtë e tyre pa u ekspozuar tek të huajt online.
Senatorët Ed Markey dhe Richard Blumenthal thanë se kompania ka shkelur Aktin për Mbrojtjen e Privatësisë Online të Fëmijëve por Facebook nuk mendon kështu. Pavarësisht se problemi është prezent që prej Tetorit, vetëm në Qershor ishte zbulua nga Facebook dhe u adresua në 15 Korrik.
Skandali i radhës vjen në një moment të vështirë për Facebook i cili është gjobitur nga autoritetet Amerikane me 5 miliardë dollarë.