30.08.2019 - 21:08
Mesa duket nën-marka Redmi e Xiaomi është gati të sfidojë OnePlus dhe Honor në departamentin e televizorëve inteligjentë.
CEO i Redmi Lu Weibing zbuloi televizorin e parë të markës së bashku me modelet e reja Redmi Note 8 dhe Note 8 Pro në Pekin.
Televizori i kompanisë quhet Redmi TV 70”, një model 7-inç 4K me procesorin e gjeneratës së 6-të Amlogic së bashku me 2GB RAM, 16GB memorie dhe Wi-Fi me dy banda 2.4Ghz dhe 5Ghz.
Për fat jo të mirë televizori nuk ka HDR. Vjen me sistemin PatchWall AI dhe asistentin inteligjent XiaoAI.
Redmi TV 70” do të shitet për 530 dollarë. Ai mund të lidhet me laptopët dhe smartfonët Xiaomi përmes teknologjisë wireless screencast.