MENU
klinika

Project Syndicate

Beteja e vërtetë në Britani sapo ka filluar

31.08.2019 - 13:16

Fushata Brexit është konsideruar si një përpjekje për të “marrë kontrollin” duke rikthyer “sovranitetin” në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Është shumë ironi se një nga lëvizjet e para të Johnson pas ardhjes në pushtet ka qenë të pezullojë Parlamentin.

Kriza politike e Britanisë është pjesërisht rezultat i dështimit të Parlamentit për të ratifikuar marrëveshjen e largimit të Brexit të negociuar nga Theresa May dhe Bashkimi Evropian. Mungesa e një kushtetute të kodifikuar, e kombinuar me një nivel të polarizimit politik që tani rivalizon atë të Shteteve të Bashkuara, e bën të vështirë për të parashikuar rezultatet e mundshme të situatës aktuale.

Britania po përballet me një gjendje të përhershme pasigurie, dhe kjo në vetvete është destabilizuese për çdo vend.

Por mos bëni gabim, largimi nga BE-ja do ta detyrojë Britaninë të përballet me vendime shumë më të ashpra seç kemi menduar.

Trump pretendon se i pëlqen Mbretëria e Bashkuar por kjo mund të ndryshojë lehtësisht. Mbi të gjitha, mendimi i tij për udhëheqësit e huaj dhe aleatët ndryshon me erën. Nëse do të ketë Brexit pa marrëveshje, Britania do të duket se do të jetë papritmas e varur nga mirësia e presidentit të çuditshëm të Amerikës.

Marrëveshja e largimit përfshin sepcifikishtm krijimin e një komiteti të përbashkët që përfshin përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, i cili më pas do të shërbente si një mjet për bashkëpunimin e ardhshëm.

 

Pandershmëria e Johnson për zgjedhjet e vendit ka qenë e made; por tani ai po përpiqet të mbyllë debatin demokratik për të arritur një fund. Nuk është tepër vonë për politikanët britanikë, madje edhe për vetë Johsnon, të ndalojnë së luajturi lojëra.

Sido që të jetë rezultati i negociatave në Mbretërinë e Bashkuar-BE, Brexit është vetëm fillimi i një procesi shumë më të gjatë. Beteja për shpirtin e Britanisë sapo ka filluar. Por nëse do të luftohet me drejtësi mbetet e dyshimtë.

Guy Verhofstadt, një ish-kryeministër belg, është President i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europa Group (ALDE) në Parlamentin Evropian dhe autori i librit: “Shansi i Fundit i Evropës: Pse Shtetet Evropiane duhet të formojnë një Union më të përsosur”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”