MENU
klinika

Tejkalojnë limitet e lejuara

Iphone dhe Samsung me nivel të lartë valësh radioaktive!

01.09.2019 - 11:49

Apple dhe Samsung janë paditur pas një hetimi të Chicago Tribune se disa modele të iPhone dhe Galaxy S prodhojnë valë radioaktive të cilat tejkalojnë limitet e vendosura nga autoritetet Amerikane.

Paditë u dërguan pranë Gjykatës së Kalifornisë Veriore ditën e Premte, dy ditë pas publikimit të një studimi të detajuar nga kompania e specializuar RF Exposure Lab.

Apple ka refuzuar rezultatet e testimeve të publikuara nga Chicago Tribune. “Të gjitha modelet e iPhone, përfshirë iPhone 7, janë certifikuar nga Komisioni Federal Tregtar dhe autoritetet e çdo vendi tjetër ku iPhone shitet,” mësohet të ketë thënë Apple.

Në testimet janë përfshirë tre iPhone 7, një iPhone X, një iPhone 8, një iPhone 8 Plus, një Galaxy S9, një Galaxy S8, një Galaxy J3, një Moto e5 Play, një Moto G6 Play dhe një Vivo 5 Mini.

Studimi gjeti se iPhone 7, si dhe Galaxy S8, Galaxy S9 dhe Galaxy J3 tejkalojnë limitet e emetimeve të valëve radioaktive. Por në të shumtën e rasteve pajisjet tejkalojnë limitet kur janë afër trupit sesa në distancë. Për shembull kur një prej pajisjeve në fjalë pozicionohej 10 deri në 15mm larg trupit, emetonin valë të sigurta.

Por kur testoheshin në distancë 2mm, trupi ekspozohej përballë valëve radioaktive përtej standardit. Për shembull me Galaxy S8 në distancën 2mm, nivelet e radioaktivitetit tejkalonin ato të përcaktuara të sigurta me 500%.

iPhone X dhe iPhone 8 gjithashtu dështuan në tre nga katër testime.

Shumë publikime shkencore mbështetur nga shkencëtar me emër janë shprehur se ekspozimin përballë valë radio ndikon në jetën e organizmave në nivelet shumë më të ulëta sesa thuhet nga autoritetet në mbarë botën.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”