MENU
klinika

Në aplikacionet Outlook

Microsoft sjell opsionin “Dark Mode”

01.09.2019 - 11:57

Microsoft tha pothuajse një vit më parë se ishte duke punuar për një “Dark Mode” në Outlook për pajisjet mobile.

Aplikacionet Outlook në iOS dhe Android përfshijnë një buton “Dark Mode” ndërsa versioni Android automatikisht kalon në modalitetin e errët. Opsioni i ri do të ofrohet edhe për iPhone dhe iPad duke filluar me iOS 13.

Outlook nuk është i vetmi aplikacioni i Microsoft që do të marrë “dark mode”.

Word, Excel, PowerPoint, SharePoint, OneDrive, Planner dhe To-Do do të pajisjen me “dark mode.”

Edhe versioni në ueb Office.com do të përditësohet sot ndërsa OneDrive dhe Planner gjithashtu.

Modaliteti i ri “Dark Mode” duhet të rrisë jetëgjatësinë e baterisë për ekranet OLED por edhe të reduktojë sforcimin e syve.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”