MENU
klinika

Washington Post

Historia do të shkruajë për Hong-Kongun dhe Trumpin…

03.09.2019 - 13:14

Xi Jinping po shqyrton ende nëse do të veprojë lidhur me kërcënimet e përsëritura të regjimit të tij për të shtypur me forcë lëvizjen pro-demokracisë së Hong Kongut.

Ai ka disa mundësi të tjera për të ndaluar demonstratat masive që kanë tronditur qytetin këtë verë, të cilat pas 12 javësh janë zbehur disi. Kjo sepse ai nuk ka ndërmend të përmbushë kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e ekzekutivit pro-Pekinit të Hong Kongut dhe organizimin e zgjedhjeve të lira.

Më 1 tetor, festimet e mëdha të 70-vjetorit të themelimit të regjimit të tij komunist janë planifikuar dhe demonstratatat në Hong-Kong mund të prishin shfaqjen dhe t’i shkaktojnë Xi një poshtërim.

Media dhe komandantët ushtarakë të Xi kanë kërcënuar ndërhyrjen me javë të tëra. Të shtunën, protestuesit përsëri luftuan me policinë në rrugët e Hong-Kongut pasi një marshim i planifikuar u ndalua. Një javë më parë, më shumë se 200,000 njerëz formuan zinxhirë njerëzorë në të gjithë territorin për të përsëritur kërkesën për zgjedhje të drejtpërdrejta. Një javë para kësaj,në protesta morën pjesë rreth 1.7 milion njerëz, gati një e katërta e popullsisë.

Regjimi ka provuar masa më pak të dukshme të forcës, të tilla si shpërndarjen e anëtarëve të bandës për të rrahur protestuesit dhe të infiltruar në marshime. Të premten, u arrestuan disa nga liderët më të njohur të opozitës. Deri më tani, asgjë nuk ka funksionuar.

Xi e di se kostot e ndërhyrjes, do të ishin të mëdha, kjo është arsyeja pse nuk ka ndodhur tashmë.

Përveç shkatërrimit të modelit “një vend, dy sisteme” për Hong Kongun, çmimi ekonomik do të ishte i madh. Megjithëse Hong Kong përfaqëson vetëm 3 përqind të produktit të brendshëm bruto të Kinës, rreth 60 përqind e investimeve të huaja në kontinent kalojnë nëpër qytet, sipas The Economist.

Ndërsa Xi ka kërcënuar Hong.Kongun, Trump në mënyrë të përsëritur dhe publikisht ka simpatizuar presidentin kinez.

Edhe nën presionin e këshilltarëve të tij, më e mira që mund të bënte do të ishte një pengesë për marrëveshje tregtare.

Kjo është arsyeja pse, ndërsa historitë e kësaj vere nuk do ta mbajnë mend Groenlandën, por që Trump i hapi rrugën shtypjes së lëvizjes më të rëndësishme të lirisë që ka njohur Kina komuniste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN