MENU
klinika

5000 vizitorë

Skënderbeu mbledh Amerikën dhe Evropën në Lezhë

04.09.2019 - 13:15

Turistët nga Kosova përbëjnë gjysmën e rreth 5 mijë vizitorëve në Vendvarrimin e Heroit Kombëtar në Lezhë, ndërsa gjeografia e tyre shtrihet nga Amerika deri në Zelandën e Re.

Interes ka patur edhe për Kalanë e Lezhës, por rruga e vështirë i mban larg turistët.

Rreth 5 mijë turistë e kanë vizituar Memorialin e Vendvarrimin të Skënderbeut në Lezhë gjatë këtij sezoni turistik duke shënuar një rritje në krahasim me një vit më parë.

Në krye të listës qëndrojnë kosovarët, por gjeografia e vizitorëvë shtrihet në të gjithë botën.

“Numri më i madh vjen nga Republika e Kosovës, mbi 50% të vizitorëve. Vendin e parë e mban Polonia, të dytin Italia dhe Hungaria në vendin e tretë. Gjithashtu kemi turistë që vinë nga Zelanda e Re, Kili. Pjesa më e madhe e kanë vizituar memorialin në muajin gusht kur ka qenë dhe piku i sezonit turistik.”

Të shumtë janë edhe ata që kërkojnë të vizitojnë kalanë e Lezhës në kodrën mbi qytet.

Por pengesë mbetet rruga e ngushtë, që pengon autobusët. Ndaj siç thotë përgjegjësi i Trashëgimisë pranë bashkisë Lezhë, shumë grupe turistësh ndryshojnë destinacion.

“Problemi është gjithmonë në vizitat e organizuara kur vinë shumë veta, me tre, katër autobusë. Ato e kanë të pamundur dhe nuk pranojnë të ngjiten drejt asaj rruge dhe nisen drejt Shkodrës, ose Krujës. Parapëlqejnë të udhëtojnë edhe një orë më larg sesa të vizitojnë kështjellën e Lezhës që është 2 km larg nga vendvarrimi.”

Rritja e numrit të vizitorëve, ku bileta kushton 100 lek për fëmijët dhe 200 për të rriturit, ka shtuar të ardhurat që do të përdoren për mirëmbajtjen e memorialit të restauruar plotësisht vetëm pak muaj më parë.

“Mendova se do më vrisnin dhe i qëllova“

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, dëshmia e autorit

Ka marrë me vete edhe armën e zjarrit

Plagosja e dy personave/ RENEA në kërkim të autorit

“Pushimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë”

Veriu i Shqipërisë, mahnit vizitorët e huaj!

Sokol Bizhga e nis nga Shkodra

“Luftë bandave në qytet dhe drogës!”

Moti i keq prek të gjithë vendin

Qytetet që rrezikohen nga përmbytjet