MENU
klinika

Çfarë deklaron Cakaj

“Raporti i OSBE, armë për të vrarë integrimin”?

06.09.2019 - 11:31

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBBE/ ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se ishte kritikë për opozitën.

“Vetëm në bashkitë e udhëhequra nga opozita flitet për presione e shantazhime. Shumica e problemeve të paraqitura në raport janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e mospranimit të opozitës”, tha Cakaj.

Ndërsa, pyetjes nëse ky raport është një armë në duart e vendeve skeptike për të vrarë integrimin e Shqipërisë në tetor, ministri në detyrë i është përgjigjur:

“Është e qartë se këtu ka pasur një përpjekje aktive për të dëmtuar mundësinë e hapjes së negociatave të Shqipërisë në tetor. Angazhim aktiv të disa qarqeve opozitare për të prodhuar dezinformim masiv, si dhe sabotimeve të procesit zgjedhor.

Nga dekretim-çdekretimi në mes të zgjedhjeve. Përpjekja jonë është për të shërbyer me informacione të sakta për situatën e përgjithshme në Shqipëri, për të relativizuar skepticizmin në disa vende.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje shumë më të konsoliduara e më cilësore se zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë nuk e ka mohuar askush në PS dhe në qeveri. Këtu të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e veta. Vendimi për bojkot ishte personal“, u shpreh Cakaj.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!