Angela Merkel u mirëprit nga Kryeministri Li Keqiang në Pekin të premten mes të thirrjeve për të mbajtur një qëndrim të ashpër lidhur me të drejtat e njeriut në Kinë.
E shoqëruar nga një grup udhëheqësish gjermanë të biznesit, vizita është e 12-ta e saj në vend që kur ajo mori pushtetin në nëntor 2005.
Sipas mediave, Merkel pritet të takohet me Presidentin Kinez Xi Jinping gjatë udhëtimit. Kina është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Gjermanisë, që bleu pothuajse 100 miliardë dollarë të eksporteve gjermane në 2017.
Pekini po përdor mundësinë për të nxjerrë në pah luftën tregtare të SHBA-Kinë. “Pekini dhe Berlini tashmë kanë dhënë një shembull të mirë se si të shndërrojnë diferencat në komplementare, në vend që t’i përdorin ato si justifikime për t’u përfshirë në armiqësi,” thuhej në një editorial në China Daily.
Por sa vjen e më shumë raportohet për Ujgurët me shumicë myslimane që po mbahen në qendrat e ndalimit masiv në provincën perëndimore të Xinjiang.
Nga ana tjetër, Hong-Kongu ka qenë qendra e protestave antiqeveritare me muaj të tërë. Në një letër drejtuar Merkel përpara vizitës së saj, aktivisti i shquar pro-demokracisë Hong Kong Joshua Wong Ai i kërkoi asaj që të “shprehej rreth situatës së protestuesve.
Duke folur në Pekin të Premten, Merkel tha se të drejtat e qytetarëve të Hong Kongut “duhet të respektohen”.
“Në situatën aktuale, gjithçka duhet të bëhet për të shmangur dhunën dhe zgjidhja duhet të arrihet përmes dialogut”, tha kancelarja.