MENU
klinika

Detaje

“Kosova është Serbi”/ Planifikuan ngritjen e dronit, arrestohen çekët

07.09.2019 - 09:05

Në prag të sfidës midis Kosovës dhe Çekisë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020, është regjistruar incidenti i parë.

Bëhet e ditur se policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas çekë, të cilët kishin planifikuar që gjatë ndeshjes së nesërme të ngrinin dronin mbi stadiumin “Fadil Vokrri”, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, raporton mediat në Kosovë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të mundur ndalimin në flagrancë të personave ndërsa kanë koniskuar pajisjet teknologjike, banderolat dhe flamujt me mbishkrimie nacionaliste.