MENU
klinika

Reagimi

Vdes punonjësi në kantier/ Konfederata e Sindikatave: Ngjarja u manipulua!

07.09.2019 - 15:30

Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave, lidhur me vdekjen e 66-vjecarit ditën e sotme në rrugën ‘5 Maji”, Tiranë.

Në njoftim konfederata thotë se mungesa e kushteve teknike në punë ka shkaktuar tragjedinë e radhës.

Sindikata ngre akuzë ndaj personave përgjegjës se kanë tentuar të fshehin ngjarjen, ndaj kërkon arrestimin e menjëhershmë të pronarit të kantierit.

“Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune kete te shtune ka shkaktuar tragjedine e radhes.

Nje punetor ndertimi 66 vjecari me iniciale J.M eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme dhe ka gjetur vdekjen ne nje objekt ne rrugen 5 maji ne Tirane.

Konfederata e Sindikatave te Shqiperise i shpreh ngushellimet familjes viktimes dhe kerkon te zbardhen rrethanat e ngjarjes. Shkaktaret duhet te perfundojne prapa hekurave. Inspektoriati i Punes eshte kthyer ne mbledhes statistikash dhe ka humbur misionin parandalues.

Me tragjik kete ngjarje e ben fakti se ka pasur perpjekje per fshehjen e saj. Policia dhe prokuroria te prangosin pronarin e kantierit. Skllaverimi i punetoreve minon procesin integrues.” thuhet në njoftimin e Konfederatës së sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve