MENU
klinika

Nga Financial Times

Xi kërkon mantelin e Maos, por kjo s’është aspak e lehtë

08.09.2019 - 13:50

Këtë tetor, Partia Komuniste Kineze po përgatit një festival patriotizmi për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Do të ketë, një konferencë për shtyp të Këshillit Shtetëror, pajisjet e fundit ushtarake, fishekzjarre, filma dhe shumë fjalime.

Presidenti kinez duket i shqetësuar dhe ka të drejtë të shqetësohet. Që nga vitet ’80, legjitimiteti i partisë komuniste është i lidhur me shpërndarjen e rritjes ekonomike. Por shifrat për tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë nivelin më të ulët të rritjes në 27 vjet.

Ndërkohë, marrëdhëniet e qeverisë kineze me vendet e saj fqinje nuk janë aspak mirë. Në Xinjiang, në kufirin veriperëndimor, qeveria qendrore ka ndërtuar një rrjet të “qendrave të riedukimit”, në të cilat janë zhdukur qindra mijëra Ujgurë muslimanë.

Që nga ardhja në pushtet në fund të vitit 2012, Xi Jinping ka favorizuar një strategji kryesore për të përballuar sfidat.

Ai frymëzohet nga liderët më të hershëm të partisë, mbi të gjitha Mao Zedong. Kina nën udhëheqjen e Xi ka përjetuar një ringjallje të kulturës dhe politikës maoiste.

Xi ka intensifikuar kontrollin e partisë, si dhe përqendrimin e pushtetit personal. Ai ka rikthyer partinë si përfaqësuesi i vetëm legjitim i Kinës, popullit dhe interesit kombëtar.

Sipas tyre, për ta mbajtur Republikën e Popullit të bashkuar, partia komuniste kineze duhet të vazhdojë të valëvisë flamurin e Maoizmit: “Nëse humbasim Maon, ne humbim historinë e lavdishme të partisë.”

Ky rekord i pragmatizmit duket problematikisht i ngurtë duke marrë parasysh sfidat aktuale të Kinës. Sot, vendi është i lidhur me financat globale, stabiliteti i tij është i lidhur me performancën ekonomike dhe media e tij është shumë e larmishme për një mesazh ideologjik të stilit të vjetër.

Ky rikthim i pushtetit partiak do të funksionojë vetëm ndërkohë që shëndeti, fati dhe ekonomia e Xi të jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

Shkrimtari është autor i “Maoizmi: Një histori globale”.